Në orët e para të mëngjesit një klinikë dentare është djegur në zonën e Laprakës në kryeqytet, e cila është në pronësi të Besian Tushës.
Policia dyshon se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi në vendin e ngjarjen janë gjetur gjurmë gjaku.
Dyshohet se autori ende i paidentifikuar është lënduar kur ka thyer xhamin e derës se klinikes nga ku edhe është venë zjarri.
Si pasojë e zjarri ka pasur dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Policia ka shoqëruar një person të dyshuar.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)