Kukësi ka mbyllur procesin për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi përpos fletëve të votimit për partinë i ka mbyllur edhe për kandidatët.
Ky qark do të çojë në parlamentin e ri që do të konstituohet në shtator 3 deputetë, 2 PD dhe 1 PS. Nga PD fituan mandatin i pari i listës biznesmeni Flamur Hoxha për Kukësin dhe Isuf Çelaj për Tropojën ndërsa nga PS Gerta Duraku për Kukësin. Theksojmë se verdiktin për partinë nuk e ndryshoi vota preferenciale, pasi kandidatët poshtë fituesve nuk arritën që të thyejnë hersin.
Vota preferenciale 141 / 141 QV total. PD-Flamur Hoxha 9159,Isuf Çelaj 5257,Shyrete Koka 3622. PS-Gerta Duraku 5368,Petrit Malaj 3666,Halim Dauti 2059. Në zgjedhjet e 25 prillit në shkallë qarku PD arriti të marrë 62.27 % të votave krahasuar me 35.84 % të PS. PD ka marrë 2-fishin e votave në Kukës, krahasuar me vitin 2017.Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave, por në fakt votat e LSI-së janë orientuar që të shkonin për PD-në. Gara ka rezervuar edhe befasi.
Kandidatja Era Buçpapaj për Tropojën nga Nisma Thurje ka marrë vetëm një votë, praktikisht të sajën, pasi as rrethi familjar nuk i ka besuar për ta mbështetur, të paktën kështu thotë KQZ në të dhënat zyrtare.