AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I vënë zjarrin makinës së oficerit të Krimeve të Rënda (Emri)

Një oficeri të krimeve të rënda në policinë e Shkodrës i kanë djegur makinën.

Ngjarja e ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm dhe mësohet se makina është e oficerit Arbër Duli.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Mahalla e Çakajve” ne Shkoder, teksa mjeti ka qene i parkuar. Burime nga policia bëjnë të ditur se djedia mendohet të jetë e qëllimshme.

Mjeti tip Volsvagen Passat është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.

Mjeti eshte derguar ne policine e Shkodres dhe vijojne hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Oficeri Arber Duli punon prej disa vitesh ne policine e Shkodres dhe se fundmi mban detyren ne sektorin e krimeve.

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *