Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

I vdekuri ”humbi” 70 ditë në frigoriferët e morgut, Murrizi bën ministren që të ulë kokën: Edhe bagëtitë janë me inventar

Deputeti Myslim Murrizi mbajti një fjalim me tone të forta në Kuvend, ku kërkoi hetim të menjëhershëm për mjekët e Vlorës, që i mbajtën për 70 ditë të fshehur vdekjen e një pacienti familjarëve të tij. (Lexo ketu lajmin)

Murrizi tha se ajo që ka ndodhur është skandaloze, dhe kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimeve nga ana e SPAK.

“Zonja ministre nuk e di se sa je e informuar për një ngjarje të transmetuar mbrëmë nga gazetarja Alketa Ceka. I ndjeri Luan Zeqiri në Vlorë ka ndërruar jetë më 6 janar ka humbur nëpër frigorifer për 70 ditë. I bëj thirrje SPAK të fillojë menjëherë hetimet për atë grup banditësh të veshur me bluza të bardha në Vlorë. Nuk ka më turp dhe krim se kur familjarët nuk dinin se ku e kanë të afërmin e tyre. Edhe e marrin pas 70 ditësh pasi u bë mediatike.

Kërkoj menjëherë hetimin e atyre mjekëve të Vlorës dhe të pseudo mjekëve të spitalit Infektiv, që na i keni sjellë si kandidatë. Nuk e di se si shtrohen, a janë me inventarë a jo. Nuk e di të them si bagëti, jo se edhe ata janë me inventar. Kërkoj hetimin e atij palaços në Vlorë, të drejtorisë së QSUT-së dhe të Infektivit për hedhjen e kufomës së të ndjerit”, tha Murrizi.

Sa i takon vaksinës Murrizi kërkoi që qeveria shqiptare të jetë e hapur ndaj të gjitha shteteve, përfshirë edhe rusen Sputnik, pasi sipas tij vendi ynë më shumë shpenzon para për naftën e ministres dhe kryeminsitrit, sesa për të blerë doza vaksinash.

Deputeti ka zbuluar dhe koston e dhuratës që solli dje në Rinas Princi i Arabisë, që sipas tij 10 mijë dozat e Sputnik kanë kushtuar 12 mijë euro, aq që sipas Murrizit shumë prej kandidatëve socialistë për deputetë i kanë kostume në garderobat e tyre.

“Më në fund e kuptuat që marrëveshja gjoja sekrete me Pfizer për dy vite rresht është një marrëveshje që na u shit si shoë propagandë arritje triumf suksesi. Çfarë thonë shifrat sot, që deri tani kanë ardhur 90 mijë vaksina dhe që janë vaksinuar 45 mijë individë.

36 mijë mësues ka Shqipëria keni vaksinuar 10 mijë nëse 30% është shifër reale. Do të vaksinojmë me Sputnik-V moshën mbi 80 vjeç, a ja dalin dot me 10 mijë vaksina 203 mijë individë që ka ky vend. Propaganda e daljes me tenxhere në dorë për çdo ngarkesë për një grusht vaksinash është e pështirë. Është vaksinë e blerë nga taksat e shqiptarëve.

Edhe ato që janë peshqesh, 10 mijë vaksina nga 12 euro bëjnë 12 mijë euro. E falenderojmë princin e Arabisë. Nuk besoj se është ndonjë hata e madhe kur nga cilido shtet, apo princ qoftë ky dërgon peshqesh 12 mijë euro. Aq sa treçereku i kandidatëve tuaj i kanë kostume. Kur planifikohet me të gjitha mekanizmat tuaj që të vaksinohet më shumë se gjysma e popullsisë?. Pra më këtë ritëm Shqipërisë i duhen 6 milionë vaksina.

Me këtë ritëm që u mbyll marsi me 19 vaksina a mund të më thoni sa kohë u duhet që ky vend të sigurojë 6 mln shqiptarë? Se ça lidhje ka ministria e Tërmetit me vaksinën. A nuk kanë besim tek ju znj. Ministre që duan t’ja japin vaksinat këtij qametit. A është punë lekësh këtu!”, tha Murrizi.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.