Zbulohen detaje të reja nga dhunimi i dy policëve në Fushë-Krujë. Mësohet se 41-vjeçari që sulmoi efektët është Bledar Corra. Ai ka thyer masën e “arrest shtëpie” dhe ka shkuar në burg për të kërkuar llogari për transferimin e nipit të tij.
Gjatë debatit ai ka ofenduar dhe goditur 2 policë të burgut. Corra u arrestua në flagrancë teksa mësohet se ka qenë dhe në gjendje të dehur.
“Goditi për shkak të detyrës 2 punonjës të IEVP Fushë Krujë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni.”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.