Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

“I thërrasin si turistë dhe i fusin 14 ditë në karantinë, këta janë 55 punëtorët e parë shqiptarë që ranë në grackë”

Karantina 14-ditore dhe me shpenzimet e tyre për punëtorët shqiptarët që vijnë në Greqi me vizë turistike. Si një grackë për momentin kanë rënë 55 punëtorët e parë shqiptarë që kanë mbritur me tre autobuza në Greqi. Tashmë ata kanë mbërritur me viza turistike dhe këtu gjerat ndryshojnë për momentin. Pamë dhe këtë ne vendin fqinjë i therrasin si turista dhe i fusin ne karantine… Por…

Një mbritje që shumë pikëpyetje se kush do ti paguajë siguracionet mujore, pasi pronaret i duan që këta te jenë të siguruar nga dikush tjetër, por nga ana tjetër sa do jetë paga ditore pasi këta janë të pajisur me viza turistike.

Përrallat nga mediat pranë qeverisë Rama dhe të disa korbave që nuk lanë media për bërë bejnë jehonë se keta punëtorë u pritën si heronjë, apo shpëtuan nga mizerja e jeteses .

Realiteti sot është ndryshe tashmë aq sa marrëveshja midis dy vendeve nuk ishte transparente, kjo më shumë nga qeveria oligarke e Shqipërisë që nga ana e saj po shtynë gjithmonë e më shumë shqiptarët të braktisin vendin. Jemi në kontakt me shqiptaret greviste edhe sot biseduam me keta, për shqiptarët që kanë ardhur dhe gjerat nuk janë ashtu sic duhet.

Bera një thirrje javen e kaluar, që qeveria Rama të jetë transparente me këta punëtorë, aq sa askush nuk do të marrë kurrë 30 euro.

Christos Giannakakis, presidenti i Prodhuesve të prefekturës së Imathia, në deklaratat e tij thekson se “siç bëhet në Gjermani, do të bëhet në Greqi, domethënë ata do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

“Kur themi karantina nuk do të thotë se ata nuk do të funksionojnë gjatë gjithë kësaj kohe. Ata do të qëndrojnë të izoluar dhe nuk do të vijnë në kontakt me askënd tjetër, por do të jenë në gjendje të punojnë në fusha “.

Në lidhje me sigurimet shoqërore, kryetari i Shoqatës Bujqësore të Verisë, Tassos Chalkidis, deklaroi se “është kërkesa jonë e vazhdueshme që punëtorët e tokës që vijnë nga Shqipëria të paguhen sigurimet shoqerore…por jo nga pronaret.

Këta punëtorë vijnë me një vizë turistike dhe ne nuk mund t’i justifikojmë ata me shpenzimet tona.

Ne presim që Ministri Voridis të zbatojë këtë masë që do të na ndihmojë të vazhdojmë me të korrat e pjeshkave dhe frutave të tjerë verorë, kërkojnë pronarët qeverisë. Por dardha e ka bishtin prapa ishalla jam gabim…! Flas me baza, pasi sëbashku me kreun e shoqates se emigranteve shqiptarë zoti Arben  Cani shkuam dhe i takuam javen e shkuar grevistet shqiptarë, nje grevë që sa vjen dhe po përshkallëzohet./ Shpetim Zinxhiria

 

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *