Presidenti i vendit, Ilir Meta ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në Opinion një darkë para disa vitesh me Kryeministrin Rama, kreun e parlamentit Gramoz Ruci dhe zv/kryetarin e LSI Petrit Vasilin.
Meta deklaroi se ia ka thënë në sy Ramës që është fatkeqësi për vendin që më seriozi nga ata që ka bashkëpunuar në 27 vite i ka dalë Sali Berisha.
“Unë alergji për Ramën? Fare. Ma sill këtu kur të duash. Ai me Gramozin për darkë, unë me Petrit Vasilin. Ai bën këto lojërat, rrëmujat. I them dëgjo këtu ti Edi Rama. Është fatkeqësi për këtë vend, që më seriozi më ka dalë Sali Berisha. Ia kam thënë në sy të Gramozit dhe Vasilit. Është fatkeqësi që pas 27 vitesh më seriozi të më dalë Sali Berisha. Me zotin Rama nuk egziston mundësia që të rri me të për një darke apo drekë sepse ai i keqkupton. Unë e pres kur të dojë në zyrë si president,” tha Meta.
(E.H/Faxweb.al)