Kryeministri Edi Rama, ka humbur një prej gjyqeve ku ka paditur ish kryeministrin Sali Berisha. Gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë dhe kundërpadisë dhe i ka ngarkuar shpenzimet gjyqësore paditësit dhe kundërpaditësit respektivisht.
Faxweb.al ka zbuluar se gjyqi i fituar nga Sali Berisha ka lidhje me një ‘denoncues dixhital’ të publikuar nga ish-kryeministri, në lidhje me çmimin e një këmishe të veshur nga kryeministri Edi Rama.
Në tetor të 2018, “një emigrant digital” siç e quante ish-kryeministri Sali Berisha, u kthye në “mollë sherri” me kryeministrin Edi Rama, i cili hodhi në gjyq parardhësin e tij.
Berisha publikoi në profilin e tij në Facebook mesazhin e një të riu, që thoshte se ka emigruar në Amerikë, i cili pretendonte se kryeministri Rama shkon e blen në Nju Jork 23 mijë dollarë këmisha në dyqanin e “Hugo Boss”.
Rama replikoi në atë kohë me paraardhësin, po përmes medieve sociale, duke njoftuar se do ta padisë për shpifje.
“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik (plus në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi! Kjo shpifje do të shkojë në gjyq. ‘Hugo Bossi’ im quhet Arjan, qepja si në Nju Jork, çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do t’i bëjmë përparëse kopshti”, shkruan Rama.
Mësohet se kryeministri Edi Rama kërkonte nga paraardhësi i tij 23 mijë dollarë, por siç duket kryeministri e ka humbur gjyqin, dhe është i detyruar të paguajë shpënzimet gjyqësore.
Pak kohë më parë, në një deklaratë të paprecedentë dhe kërcënuese ndaj gjyqtarëve, kryeministri Rama, deklaroi se do t’i fitojë të gjithë gjyqet që ka hapur ndaj politilkanëve dhe gazetarëve dhe në rast të kundërt do të dorëhiqet nga posti që mban.
Nëse do ta mbante fjalën, kryeministri do të dorëhiqej, por duke qenë se ai nuk e ka dhënë dorëheqjen për skandale shumë më të mëdha gjatë qeverisjes 7 vjeçare, sigurisht nuk ka asnjë shpresë që të largohet për një deklaratë.
“Diku nga fundi i dhjetorit, kur kapardisej ne Kuvend qe do i fitonte te gjitha gjyqet per shpifje, Rama tha se po te humbte nje gjyq do ikte nga skena. Ja pra qe ndodhi. Humbi gjyqin me Berishen, pasi nuk bindi dot nje gjyqtare qe e ka kaluar ventingun. Te ishte burre do jepte doreheqjen, por meqe eshte legen po pres te beje justifikimet e zakonshme apo heshtjen sikur nuk ka ndodhur asgje. Mos me zhgenje o Skenderbe i mbetur ne tentative“, shkruan avokati Dorian Matlija.
(M.Q/Faxweb.al)