AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

I tha Borchardtit “turp të kesh”, Ceka lëshon ‘perlën’ e radhës: I puth dorën zonjës, e di që është grua se Shqipëria nuk ka burra (Video)

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka ishte në stusion e Fax News ku foli për aktualitetin politik në vend duke komentuar vendimin e BE-së për mosçeljen e negociatave, por nuk la pa përmendur edhe klimën politike në Rajon, e sidomos në Kosovë dhe Maqedoni.

Ceka tha se një klimë e re politike po krijohet në Rajon, dhe duke argumentuar këtë qëndrim, tha se në Shqipëri nuk është aq sa duhet të ishte reagimi ndaj situatës dhe kërkesa për të sjellë një ndryshim.

Por gjatë këtij argumenti, Ceka solli në vëmendje solli edhe gjestin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt për të cilin tha se ishte rrugaqëror dhe i puthte dorën asaj zonjës që iu drejtua me fjalët “Turp të kesh”

“Kemi një popull që nuk reagon me atë që ndodh, indiferencë totale dhe këtë e treguan edhe në zgjedhjet e kaluara pavarësisht se në zgjedhjet e kaluara pati shumë nga ata që nuk morën pjesë në votime por kjo nuk ishte mjaftueshëm. Ajo që i tha “turp të të vijë këtij palo ambasadori që bëri një gjest rrugaqëror, e kam thënë edhe më parë që i puth dorën asaj zonje. Dikush më pyeti nga e din që është grua, i thashë e di sepse këtu në Shqipëri unë e di gjithashtu se nuk ka burra që e bëjnë atë gjë”, tha Ceka në Fax News.

I ftuar ne studio, Neitan Ceka, ish ambasador i Shqiperise ne Rome dhe deputet i pare i opozites '91

Publiée par Fax Web sur Samedi 19 octobre 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *