Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I sulmuan makinën luksoze, Biznesmeni zbulon letrën që i la autori. Ja dyshimet

Biznesmeni nga Shkodra Nikolin Shqau ka folur për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel në lidhje me sulmin në makinë, pasi i thyen xhamat dhe aty i lanë një letër.

Ai rrëfeu se nuk e ka lexuar ende dhe pret që të mësojë detaje nga policia, por i vetmi njeri që dyshon është një banor, të cilit i jepte shpesh para për kafe, por refuzoi që ta merrte në punë.

“Me thënë të drejtën, letrën nuk e kam lexuar, e kam parë, ka qenë në krahun e djathtë të pasagjerit dhe ishte e mbështjellë dhe për të mos prishur provat, inspektori më tha që nuk duhet të preket.

Sa persona kanë sulmuar nuk e di, por më kanë thyer xhamin e përparmë të makinës dhe xhamin e krahut të shoferit të makinës dhe me thënë të drejtën kam qenë shumë i shqetësuar, por luta zotin që të më ndihmojë dhe i kalova ato momente se kanë qenë shumë të vështira.

Për çështje makine, nuk më ka ndodhur ndonjëherë, por herë pas here, më sjellin probleme. Nuk e di pse. Jam baba i tre fëmijëve.

Aty ka një kamerë, i kam thënë policisë, tani shohim se ç’do bëjnë. Me fol drejt, unë mendoj se në polici ka punëtorë të mirë e shumë të përgjegjshëm sepse e njoh ndonjë prej tyre dhe ka të dedikuar për të shërbyer”, tha Shqau.

I pyetur se përse nuk e mori në punë individin për të cilin dyshon, tha se arsyeja e vetme ishte se nuk e shihte si njeri të punës.

“Unë mendoj se është një individ, i cili më ka kërkuar ta marr në punë. Më ka kërkuar lekë për një kafe, ia kam dhënë. Më ka kërkuar t’ia paguaj një kafe, ia kam dhënë. Mendoj që para 3-4 ditësh para se të ndodhte ngjarja, isha me kushëririn tim në makinë dhe më doli para, por i thashë që nuk kam kohë të ndalem. Si mund të jetë diçka kur më thotë “A më jep 2 mijë lekë ta pi një kafe”. Dyshoj se e kanë parë duke u sjellë në zonë dhe punë të tjera, disa kosha mbeturinash që kanë hedhur në kanal dhe xhama të tjerë makinash që kanë thyer”, rrëfeu Shqau.

I pyetur në lidhje me problemet që ka pasur në të kaluarën, biznesmeni rrëfeu se i ka ndodhur që persona të veshur civilë i kanë drejtuar armën, ndërsa në një rast tjetër, efektivi e ka futur në makinë dhe e ka rrahur.

Nikolin Shqau: Njëherë kanë ardhur dhe më kanë mbyllur biznesin duke qenë në rregull 100%. Biznesin na e mbylli hetimi tatimor, të cilin unë e përjetova shumë keq. Edhe para disa kohëve, 4 muaj, kam bërë denoncim për një punonjës policie, i cili ishte veshur civil dhe më drejtoi armën e më pas më tha se të kam ngatërruar me tjetër person. U tërhoq, nuk ishte për mua.

Pyetje: Kanë diçka personale me ju dhe kush?

Nikolin Shqau: Do flas ashtu siç është. Më përpara, ata na vinin çdo ditë kontroll dhe ne i pyesim njerëzit e thonë duhet ti japësh lekë. Unë nuk i jap lekë dhe unë nuk e mbështes korrupsionin në asnjë lloj forme e nuk i jap askujt lekë. Dikush mund të jetë i motivuar ose e shohin veten keq që bëj biznes.

Unë mendoj se dikush në mënyrë të qëllimshme më sulmon mua gjithë kohës. Kam pasur konflikt në vitin 2011 kur kam hapur biznesin, në vitin 2010 jam kthyer në Shqipëri pas 20 vitesh në Amerikë. nxora lejen për të nxjerrë karrige e tavolina. Erdhën dhe më kërcënuan punëtorët e bashkisë dhe të shtetit se kishin pistoleta. Nuk kishin një uniformë. Më vunë pistoletën dhe më thanë: “Të ka sjellë shteti amerikan në Shqipëri për të parë se çfarë bëjmë ne këtu”.

Ata ishin policë pa uniforma dhe më thanë se organizoj aleancën “Kuq e Zi”, të cilën në atë kohë as nuk e dija çfarë ishte. Jam shumë i zhgënjyer.

Edhe para 3-4 viteve, dola nga restoranti në Shkodër, i them oficerit të policisë a mund ta largoj makinën që të dal se isha tek prona ime. Ai më pa mua dhe filloi duke bërtitur. Pastaj më futi në makinë, më ngriti duart dhe më goditi me grushta para se të më çonte në polici. Këta maskohen në emër të pushtetit./ Top Channel.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *