Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, ka reaguar sërish në lidhje me votimin në parlament të shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Blushi ka postuar në facebook një foto të deputetit të opozitës parlamentare Besnik Troplini me 500 euro në Ballë, ku sipas tij po feston shkarkimin.
“I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha”, shkruan Blushi mes të tjerash.
Postimi i plotë: Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”.
I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha