Pasi autoritetet belge kishin lëshuar një urdhër arresti ndaj shqiptarit me iniciale E.R 30 vjeç, policia italiane ka mundur të bëj arrestimin e tij në qytetin e Carsoli.
Ai akuzohet nga drejtësia belge për vjedhje, pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafiqe.
Policia e ndaloi shqiptarin në rrugë për kontroll rastësor dhe më pas zbuloi se ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë pas arrestimit shqiptari u transferua në burgun e Avezzano, ku pritet të ekstradohet drejt Belgjikës. (S.SH/Shuplaka)