Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje të një personi në Durrës është arrestuar në Mat.
Bëhet me dije se 30-vjeçari i identifikuar si Eglent Shoshaj është arrestuar në Mat, për ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit 2020.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Po nga Policia e Matit është vënë në pranga edhe një 37-vjeçar, për dhunë në familje. Arrestohen nga Policia Rrugore e DVP Dibër dhe dy drejtues mjetesh.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. SH., 30 vjeç, banues në Mat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi në nëntor 2020, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”. Ky shtetas, në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. K.
(R.G/Faxweb.al)