Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I shpallur në kërkim, arrestohet 29 vjeçari me rrezikshmëri të lartë. Ja për çfarë akuzohet (EMRI)

Një person i shpallur në kërkim për plagosje është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës.

29-vjeçari Taulant Manaj me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u kap në lagjen ‘’Ali Demi’’ gjatë kohës që po fshihej në pallat.

Manaj është dënuar nga Gjykata e Rrethit të Vlorës në 18 shtator të vitit të kaluar pasi ka tentuar të vrasë një shtetas tjetër.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë më datë 18.09.2018 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjylkatës së Apelit Vlorë, e cila ka vendosur masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në atë me “Arrest me burg” për  veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, thuhet në njoftim.

Njoftimi zyrtar:

Finalizohet operacioni policor “Befasia”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.1.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisië Nr.1 në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person në kërkim nga Vlora fshihej në një pallat në lagjen “Ali Demi” dhe falë një pune të mirëorganizuar në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të këtij Komisariati, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar  “Befasia”.

Si rezultat i operacionit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja e personit në kërkim:

– T. M., 29 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë më datë 18.09.2018 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjylkatës së Apelit Vlorë, e cila ka vendosur masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në atë me “Arrest me burg” për  veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

U njoftur Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë për ndjekjen e mëtejshme të procedurave.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *