Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një dalje publike, pasi kishte dalë nga vizita në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar ku shoqërohej nga Vehap Kola dhe Fitim Zekthi, ka uruar besimtarët myslimanë të cilët festojnë ‘Fitër Bajramin’ në ditën e sotme, e cila përmbyll edhe muajin e shenjtë të ‘Ramazanit’.
“Agjerim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë”– tha Basha në daljen e tij publike për mediat.
Basha nuk bëri asnjë koment lidhur me gjendjen politike aktuale, teksa u shpreh vetëm në lidhje me festën e ‘Fitër Bajramit’ dhe nuk u ndal në asnjë pikë tjetër gjatë prononcimit të tij për mediat.