AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“I shkoi në qeli Aldo Bares”, reagon Gjonaj: Dëshpërim i thellë i një opozite që ka humbur gjithçka

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka reaguar PD-së pasi përmes deklaratës së deputetit Flamur Noka tha se zyrtarja e lartë shkoi sot në burgun e Peqinit për të takuar Aldo Baren.

Madje në reagimin e tij Noka ngrinte pyetje nëse Rama po shantazhonte dikë duke i çuar ministren Gjonaj në takim.

Etilda Gjonaj e cilëson këtë si një sulm të ulët politik nga një prej figurave më të diskredituara të opozitës.

Ndërsa shpjegon se vizita e saj në burgun e Peqinit është brenda normalitetit të detyrës së saj si Ministre e Drejtësisë.

Statusi i plotë

Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.

Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë. Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirē edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *