Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


SocialeTe FunditTe Gjitha

I sëmuri mendor u nxin jetën fshatarëve, por institucionet nuk e marrin përsipër (VIDEO)

Një histori tronditëse, ku shoqëria dhe institucionet janë në luftë me njëtri-tjetrin se cili do t’i ngecë tjetrit përgjegjësinë për një të sëmurë me probleme të karakterit mendor. Kjo histori vjen nga një fshat i Përmetit.

Emisioni investigativ “BOOM” ka publikuar sonte shqetësimin e fshatarëve të Katundisht të Përmetit, të cilëve një person i sëmurë po u shkakton probleme të shumta, por institucionet nuk marrin përgjegjësi.

HISTORIA

I sëmuri nga fshati Katundisht, u ka shkaktuar njëmijë të zeza banorëve, të cilët nga ana e tyre nuk është se janë sjellë më mirë me të. Njërit prej tyre i ka shkatërruar arën me ullinj dhe arra, por edhe të tjerë banorë kanë të njëjtin problem. Pavarësisht denoncimit dhe pavarësisht se ka një kartelë mjekësore për të, prokuroria nuk e njeh si person me prapambetje mendore.

Nga ana tjetër, policia sa herë denoncojnë banorët e arreston 56-vjeçarin dhe më pas gjykata e liron.

Prokurorja e çështjes thotë se personi në fjalë nuk është i sëmurë mendërisht, por mjeku neuropsikiatër e rrëzon këtë tezë, duke paraqitur edhe vërtetimin për gjendjen e këtij personi. Sipas mjekut

Banorët kërkojnë që ai të trajtohet nga institucionet, pasi nuk gjejnë zgjidhje tjetër. Vëllai i tij pranon se ai ka probleme mendore dhe se është dhunuar barbarisht nga banorë të tjerë që i kanë thyer edhe krahët për shkak të shqetësimeve të shumta që u paraqet.

Gazetarja e BOOM ka shkuar në fshatin Katundisht të Përmetit dhe ka sjellë denoncimet e mëposhtme.

Banorët denoncojnë:

Fermeri: Ai më ka prerë arrat dhe ullinjtë. Unë kam mbjellë 150 arra me ullinj dhe ai m’i ka prerë të tëra.

Gazetarja: Sa kohë kishe që i kishe mbjellë?

Fermeri: Tre vjet. M’i preu radhën e parë dhe vajta e lajmërova policinë. E kapën. Ndjenji në polici rreth 30 ditë. Me të dalë, mi preu të tëra. Ai është problem në tërë këtë zonë.

 

Gazetarja: Sa kishit investuar në total?

Fermeri: Afërsisht rreth 3 mln e 700 mijë. Këtë e ka prerë në fund. Unë nuk mbjell dot më.

Banori tjetër: Safeti më ka dëmtuar tubën e ujit. 600 metër e kam blerë herë pas here. Edhe pulat që kemi vënë, ai i ka shpërbërë. E kemi kapur Safetin. Kemi njoftuar policinë dhe e ka marrë këtë person. Pas tre ditësh e ka liruar. Ai është i papërgjegjshëm për çdo gjë. Ai nuk bëhet njeri më. Ai është invalid. Duhet të merret shteti.

Banori 3: Ai nuk ka lënë gjë pa bërë. Ku të vemi të ankohemi?! Kujt t’i themi?! I themi inspektorit, s’jam këtu më thotë.

Vëllai i autorit:

Gazetarja: Ju jeni vëllai i tij?

Vëllai: Unë jam. I madhi. Ju themi futeni brenda, 6 muaj, 1 vit. E çuam me makinë në Përmet dhe në mëngjes e lëshuan. O brenda o në Vlorë. Fajin e ka policia, prokuroria, policia.

Gazetarja: Sa vite ka që është bërë agresiv?

I vëllai: Ka 10 vjet a më shumë. Ia kanë thyer të dy krahët njerëzit, sepse e zënë duke vjedhur pula. Një herë i çanë kokën me hu dhe shkoi 1 muaj në spital. Njëri i theu hurin mu në kokë. Thamë se nuk do të shpëtonte, por shpëtoi.

Banorja: Le të ndërhyjnë. Mjeku që lëshon raportin, që e merr 10 mijë lekëshin në muaj t’i vërë gishtin kokës. Le ta marrë ta çojë në vendin e duhur.

Inspektori i policisë

Gazetarja: Jam gazetare e Ora Neës, a mund të vij te Stacioni i Policisë për t’u takuar një moment?

Inspektori Avdul Mule: Jam larg në një fshat, kemi një problem.

Gazetarja: Kur mund të takohemi?

Inspektori  Mule: Zonjë, Drejtoria e Policisë ka një zëdhënës dhe unë nuk mund të jap asnjë lloj informacioni.

Gazetarja: Kush është zëdhënësi?

Inspektori Abdul Mule mbyll telefonin.

Gazetarja e BOOM  u paraqit në stacionin policor të Këlcyrës, ku takoi një efektiv policie që e njeh rastin. Ai thotë se banorët kanë të drejtë, por dhe policia nuk ka çfarë bën me këtë rast.

Stacioni i Policisë Këlcyrë

Gazetarja: Kemi ardhur këtu për të përcjellë shqetësimin e banorëve të Tolarit që ndihen të kërcënuar nga një qytetar. Jeni në dijeni të kësaj problematike?

 

Efektivi i policisë: Ata që merren me të që e kanë punën  e përditshme, i ka gjet belaja dhe policët, nuk kanë çfarë i bëjnë.E çojnë në Prokurori, vjen një moment dhe del. Çoje në spital, u vizitua ose u shërua del, edhe çfarë nuk u bën fshatarëve. I prish bahçet, u pret pemët, u fut bagëtitë në kopshte se kështu u themi ne.

Unë e kam marrë sa herë, ne prap e kemi kapur, prish bahçet e fshatarëve. Çfarë ti bësh? Sa mbaron një veprim të keq hidhet në një veprim tjetër, çfarë nuk bën. Ku e di unë çfarë mund ti thuash atij. Tani fillojnë mbjelljet e pranverës fasule, domate, shkon dhe ua shkul, kështu që nuk kanë faj fshatarët. Njerëzit kanë shumë të drejtë për atë person, ai është, nuk dimë çfarë të themi dhe ne.

Prokurorja: Nuk është i sëmurë mendor!

Gazetarja e BOOM ka shkuar bashkë me banorin në Prokurorinë e Përmetit për të parë nga afër dosjen hetimore ndaj personit të denoncuar. Prokurorja e çështjes thotë se ai nuk është i sëmurë mendor pavarësisht se ka një raport për këtë.

 

Bashkim Mucenji, denoncues: Mua nuk më kanë thirrur në Prokurori për dëshminë e arrave. As mua, ata që e kanë parë.

Gazetarja: Sa kohë ka që të janë prerë arrat?

Mucenji: Ka rreth dy muaj. Kam ardhur në Prokurori dhe u kam thënë se po më priten arrat nga filani. Ata nuk e kanë vënë ujin në zjarr.

Gazetarja: Cili prokuror e ka çështjen?

Mucenji: E ka prokurorja Silva. Unë pretendoj se dosja nuk është e plotë. Këta pretendojnë se ai nuk është i sëmurë. Ai është realisht i sëmurë.

Biseda me Prokuroren e Përmetit:

Prokurorja: Unë jam prokurorja e çështjes Silvana Pani. Po ne kemi një organizim që është drejtuesi. Po nuk po ju kuptoj tani pse me gazetarë se unë ju kam sqaruar.

Qytetari: Po s’po sqarohet asgjë se po ndodhin gjëra të tjera.

Gazetarja: Ne e pamë ishin prerë të gjitha rrënjët e ullinjve, të arrave dhe ndaj këtij personi nuk merren masa, ku çalon puna?

Prokurorja: Është vendosur një mas sigurimi arrest në burg. Policia gjyqësore, prokurori e ka vlerësuar të ligjshme e ka dërguar në gjykatë. Gjykata e liroi, prokurori që erdhi i çështjes që jam unë bëri ankim, apelim. Nuk e di pse nuk e sqaron gazetaren kështu?

Gazetarja: Personi është me prapambetje mendore?

Prokurorja: Jo nuk është!

Vërtetimi:

 

Gazetarja: Dosja është e paplotë pasi është konstatuar se personi ka probleme mendore.

Prokurorja: Jo nuk ka probleme mendore. Unë e kam dënuar zonjë.

Gazetarja: Ai person ka nevojë për mjekim.

Prokurorja: Është totalisht në rregull.

Gazetarja: Është në rregull?

Prokurorja: Po është në rregull, është në rregull!

Gazetarja: Po nëse unë të sjell kartelën?

Prokurorja: po kartelën mund ta ketë, po nuk është e thënë që çdo person që ka një kartelë të quhet i papërgjegjshëm.

Mjeku neuropsikiatër: Gjykata të japë vendim për kurimin e tij

Mjeku neuropsikiatër që ndjek prej 6 vitesh këtë person, thotë se gjykata duhet të japë vendim për vazhdimin e mjekimit të tij për të zbutur agresivitetin. Ai paraqet edhe një vërtetim për gjendjen e tij. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.