Joe Biden, një ditë pas betimit të tij si president i Amerikës, vendos të marrë në dorë frerët e shtetit dhe të hyjë në bisedime me zyrtarë të lartë të tjerë botërorë.
Në një deklaratë për mediat, sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se presidenti i sapozgjedhur Joe Biden, do të kryejë një telefonatë me kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, por asgjë sdihet se për çfarë do flitet gjatë kësaj telefonate mes dy zyrtarëve të shteteve.
“Thirrja e parë, thirrja e udhëheqësit të huaj do të jetë të premten me kryeministrin Trudeau”, tha ajo gjatë konferencës së saj të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të Bidenit.