AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

I “rrëmbeu” fitoren Elvanës/ Arilena Ara falenderon bashkëpunëtorët, po Alketën dhe Verën i përmend?

Këngëtarja Arilena Ara ka falenderuar sot të gjithë bashkëpunëtorët e saj që e ndihmuan për këngën dhe performancën në Festivalin e Këngës. Arilena konkurroi me këngën “Shaj”, këngë e cila i dhuroi fitoren. Por kjo fitore e saja ngjalli polemika sepse në vend të saj pritej që të triumfonte Elvana Gjata.

Në debat u përfshi edhe Alketa Vejsiu, e cila tregoi publikisht mbështetjen për Elvanën, ndërsa në prapaskenë përflitet se ka një sherr mes saj dhe Vera Grabockës për këtë çështje.

Po ashtu, Alketa dhe Arilena u përfshinë në një “luftë” në distancë, duke mos e ndjekur më njëra-tjetrën në “Instagram”. Në mesazhin falenderues të Arilenës, as Vera dhe as Alketa nuk përmenden, çka tregon në një farë mënyre marrëdhënien e tensionuar mes tyre.

“Çfarë emocioni.. Falenderoj gjithë superskuadrën time, bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë pranë meje gjithmonë, pa kushte. @darkodimitrov OUR MUSIC. I love You. @lindon.b per çdo ndjesi timen përsonale të artikuluar në vargje. @rezartaskifteri për artin qëndisur në karakterin tim! @makeupbylilili motra ime, që udhëton gjithmonë nga ana tjetër e botës vetëm për ti dhënë shkëlqim portretit tim! @ergyszhabjaku që lexoi “ulërimën” time në ktë këngë dhe e solli në jetë përmes fotografive.

Faleminderit @florentboshnjaku për frymëzimin dhe profesionalizmin në ktë eksperience të jashtëzakonshme. Maestro @mariodeda për dashurinë që dedikove në çdo tingull, notë. Orkestra profesioniste e Rtsh, mirënjohëse!”, ka shkruar Arilena Ara.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *