Një 18 vjeçar nga Dibra ka humbur kontaktet me familjen prej 3 ditësh. Ardian Pali ka dalë në bjeshkët e Korabit për të grumbulluar bimë medicionale dhe nuk është kthyer më pas. Bëhet fjalë për bjeshkët në pjesë maqedonase të kufitit.
Të gjithë fshatarët prej 3 ditësh janë në kërkim edhe diten e sotme janë angazhuar rreth 100 banorë për gjetjen e 18 vjeçarit, ndërsa dyshohet se në zonën ku ai ka humbur kontaktet ka shumë kafshë të egra.
”Pas një lajmi të gabuar nga vet familjarët për gjetjen e djalit të humbur Ardian Zabit Pali, vazhdojnë edhe sot kërkimet në dy anët e Korabit. Mbi 100 vëllezër nga fshatrat Fush Çidhën, Shumbat, Venisht, Dypjak e Radomirë janë angazhuar për ta gjetur.Familja Pali ju kërkon ndjesë për lajmin e gabuar dhe ju falenderon për cdo ndihmë që po jepni!”, thuhet në një njoftim në rrjetet sociale.