Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

I riu shqiptar denoncon policin: Donte të më merrte telefonin, më theu dorën (VIDEO)

Një 21-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh.B ka denoncuar një zyrtar policie të Kosovës, pasi sipas tij ka ushtruar dhunë.

I riu ka treguar për mediat kosovare se ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës. 21-vjeçari tregon se kishte dalur me disa shokë të tij për ta parkuar automjetin në oborrin ku gjendet ATK.

Nga aty kishte dalë polici i cili kujdeset për sigurinë e objektit dhe u ka thënë se është e ndaluar të parkohen aty.

Kur i riu ka shkuar të bisedojë me policin dhe t’i thotë se nuk ka ndonjë shenjë ndalimi, ndërkohë polici e ka futur në korridorin e ndërtesës dhe duke tentuar ti marrë telefonin, pretendon se ia ka thyer dorën.

Ai madje për këtë ka ofruar edhe dëshmi raportin mjekësor ku konstatohet se i është thyer dora.

Sh. B pas kontrollit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është udhëzuar që me autoambulancë të dërgohet në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare.

“U kon ni polic që u kon tu e ru objektin e ATK-së, përball “Kafeve të vogla”. Një shok i jem e ka parku aty kerrin edhe polici na ka thon që s’bon me lon kerrin aty. Unë i thash atij shokut tem çoje ma poshtë kerrin ke ni ven me parku ku s’pati as tabelë, as parking i rezervum as kurgjo polici tha jo as aty s’bon ecni prej ktuhit. Unë i thashë po ecim veç tregom pse se ajo është pronë publike edhe më ka thon hajde mrena jom hi me to në objekt të ATK. Në korridor kam pa sjellje shumë arrogante edhe e kom lëshu telefonin me incizu. Ai në atë moment ma ka kap telefonin edhe u munu me ma fshi videon. Unë i thashë kthema telefonin s’ki të drejt me ma marrë, aty ma ka kap dorën polici ma ka shtrengu shumë edhe ma ka thy”, ka rrëfyer 21 vjeçari për Reporteri.net.

Ai ka treguar se më pas është dërguar në Stacionin Qendra ku sjellja e policëve sipas tij ka qenë shumë korrekte.

“Po ma kanë thirrë ambulancën, jom shku e kom vnu gipsin jom kthy e kom shkru ankesën për Inspektorat edhe ma kanë shkarku videon në cd edhe i kan çu në Inspektorat”, ka treguar ai.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.