Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ju politikanë u bëfshi milionera”, një tjetër i ri braktis vendin: Lamtumirë, po iki në rrugën që…

Një tjetër letër po bën xhiron e rrjetit e shkruar nga një i ri kosovar, i cili ka vendosur ta ‘braktisë’ vendin e tij ndërsa jep argumentin se pavarësisht se nuk e kishte menduar ndonjëherë, kërkon një të ardhme më të mirë.

Labinot Gashi nga Drenasi shprehet se nuk është ikje nga qejfi por nga mllëfi duke shtuar se, as armiku më i madh i Kosovës nuk do ta kishte menduar se 20 vite pas luftës, vendi do të zbrazej në këtë masë.

Teksa i jep lamtumirën Kosovës së tij që e rriti, i ri ka edhe një urim për politikanët.

Letra e plotë:

Lamtumire Kosove!

Edhe une si çdo i ri tjeter pa perspektive ne Kosove,po iki ne rrugen qe nuk e kisha menduar asnjehere.
Une gjate ketyre viteve kam mesuar si te duhet vendi,si te mbrohet vendi por asnjehere nuk e kisha menduar se do te largohem nga ky vend.

Vend per te cilin u sakrifikuan gjenerata e gjenerata,qe une dhe bashkemoshataret e mi te kemi nje te ardhme me te mire ne vendin tone dhe mos te largohemi.
Ikja ime por edhe shume te tjereve nuk eshte ikje nga qejfi por eshte ikje nga mllefi.

As armiku me i madh i Kosoves nuk do ta kishte menduar qe 20 vite pas luftes do te zbrazej Kosova kaq shume.
Nuk dua t’ja le fajin politikes por faji mbetet gjithmone tek populli,sepse ne po u japim hapsire te luajne me ne dhe pastaj te na vjedhin te ardhmen.

Familja ime nuk me rriti,nuk me shkolloje qe une te largohem por te punoj per shtet,por kjo mundesi nuk po me jap asnjehere.
Prandaj u detyrova te marre kete rruge,qe tash me dashje a pa dashje eshte rruge e te ardhmes time.

Lamtumire Kosove….e ju politikan ishalla krejt si Xhavit Haliti beheni milionera.
Veç mbane mend bre burra,qe gjaku i deshmoreve ka me ju za,loti i nenave ka me ju vra.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close