Xhetan Koka nga Peshkopia ka denoncuar në Fax News se është máshtruar nga një person prej zonës së Reçit të Dibrës, i identifikuar si Flamur Toshi, i cili i ka premtuar se do ti siguronte dokumentacion për në shtetin suedez, në këmbim të parave.
Xhetan Koka mësohet të ketë paguar 750 euro, ndërkohë që Flamur Toshi nuk i ka mundësuar asnjë dokument. I rënë pre e máshtimit, Koka ka shpërndarë në rrjetet sociale foton e Flamur Toshit, teksa përmes reagimeve të ndjekësve ka mësuar se Toshi ka qënë i dènuar disa herë për veprën pènale të máshtrimit.
“Më ka marrë 750 euro, ka qenë dhe nëpër bu.rgje për këtë lloj máshtrimesh, i kam dhënë 750 euro, më kanë thënë që ka máshtruar edhe shumë persona të tjerë”, shprehet Koka për Fax News.
Xhetan Koka ka kryer dènoncim edhe në kòmisariatin e Dibrës, ndërkohë që ky person tashmë është shpallur në kërkim nga ana e Pòlicisë. Mësohet se Koka nuk është personi i vetëm që ka rënë prè e një máshtrimi të kësaj natyre.
(E.K/Faxweb.al)