Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I riu që i vendosi trítol lokalit “mbyll gojën” kur pyetet për porositësin, fakti i çudítshëm që i rrèzikoi jetën

I riu nga Tirana, Franci Alimin që akùzohet se vendosi trítol në një lokal të njohur të kryeqyteti pasi mori një porosi ka vendosur të mos flasë për pòlicinë. Efektivët janë përpjekur disa herë të marrin dëshminë e 28-vjecarit për të mësuar emrin e porositësit, por është thuajse e pamundur pasi Franci refuzon të flasë.

Fakt i çuditshëm, gjithashtu i rrezíkshëm mbetet sjellja e Alimit pasi vendosi trítolin në lokalin, i cili qëndroi disa sekonda pranë fitilit për tu siguruar se “porosia” do të shkonte deri në fund. Në këto momente rrezíkonte jetën pasi trítoli shpèrtheu vetëm pak sekonda më vonë.

Sipas pòlicisë, nëse qëndrimi i Alimit do të zgjatej, mund të ishte fátale. Kujtojmë se lënda plásëse i ishte vendosur lokalit “Jujo” në rrugën “Deshmoret e 4 shkurtit”, i cili është në pronësi të shtetasit Arben Koçollari, emri i të cilit nuk rezulton që të ketë precedentë të mëparshëm penalë.

Lokali ndodhet në katin e parë të një pallati, ndërkohë që shpërthimi ka alarmuar banorët të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre, por fatmirësisht dëmet janë shënuar vetëm materiale

Si pasojë e shpèrthimit që ka qenë i fuqishëm, ka pasur dèmtime dhe në bizneset përrreth, kryesisht në xhamat e tyre. Ndërkohë vetë lokali që ka qenë objektiv i shpèrthimit, është rrethuar, dhe është kthyer tashmë në një skenë krími.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *