Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës kanë mbyllur çështjen në ngarkim të 4 personave të dyshuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima. Në fund të procesit Gjykata ka dënuar vetëm njërin prej të ndaluarve, konkretisht Grid Lenon, me 1 vit e 2 muaj burgim (Përfitoi uljen e 1/3 të dënimit, pas gjykimit të shkurtuar), për mbajtje pa leje të armëve shpërthuese dhe armëve të ftohta.
Policia ka bërë këqyrjen dhjetra kamerave të sigurisë në Tiranë, për të ndjekur itinerarin e personave që shfaqen në hyrjen e pallatit duke ndjekur biznesmenin Dhima.
Duke identifikuar Grid Lenon dhe shtetasin tjetër Albin Hoxha.
Por megjithëse të hetuarit kanë pranuar se ishin ata të cilët kanë ndjekur biznesmenin, në dëshminë e dhënë para hetuesve, ata kanë treguar se, e kanë ndjekur Dhimën, por sepse e kishin ngatërruar me një person që disa ditë më parë i kishte ofenduar.
Konkretisht, sipas dëshmive të të hetuarve, të siguruar nga gazetari i Fax News Elvis Myrta, thuhet: Ka rezultuar se 4-5 dite perpara ngjarjes shtetasit Gridi Leno dhe Albin Hoxha kane qene se bashku ne lokalin e shtetasit Grid Leno, e cila quhet “Vila e Peshkut”. Duke qene se nuk kishte automjet, shtetasi Grid Leno i ka thene Albinit se duhet te bente disa fumizime.
Se bashku jane nisur nga lokali, me automjetin e Albinit, ku ne kryqezirnin e “21 Dhjetorit” kane qene duke u kthyer per nga drejtimi i “Zogut te zi”, ku nje automjet tip fuoristrade e zeze BMË, i binte borise dhe bente me drita. Ne momentin qe jane futur per t’u kthyer per nga “Zogu i Zi”, personi me automjetin tip BMW ka vajtur ne krahe duke hapur xhamin dhe duke i ofenduar.
Albini eshte nervozuar shume dhe ka kerkuar ta ndiqte, por nuk kishte patur mundesi, pasi ishte kthyer per nga “Zogu i Zi” duke e penguar trotuari. Ai i ka thene Gridit, se po t’i dilte perpara do t’i fuste nje dru. Gridi i kishte thene qe te qetesohej pasi ishte ngjarje e momentin dhe se nuk mendonte se kishte ndonje gje me ta.
Diten e ngjarjes shtetasit Albin Hoxha dhe Gridi Leno kane qene duke u kthyer nga stervitja nga liqeni, te cilen e benin cdo pasdite. Ne zonen e stadiumit (Dinamo) Albini ka pare shtetasin Andon Dhima, i cili i ka ngjare me te njejtin person, me te cilin ishin konfliktuar perpara 4-5 ditesh dhe i ka thene Gridit se do ta kapte.
Ne ate moment shtetasi Albin Hoxha ka marre nje tip kembe karrige te vogel, te cilen po e mbante ne dore, ndersa Gridi ka patur ne xhep nje shkop metalik, i cili hapet, te cilin e mbante me vete per çdo rast rreziku duke, qene se merrej me biznes.
Ata jane drejtuar te dy per nga hyrja njeri pas tjetrit, pasi shtetasi Andon Dhima kishte levizur nga lokali, ku ishte dhe po i drejtohej pallatit duke hyre ne hyrjen e tij. Kur kane hyre ne hyrjen e pallatit, shtetasit Grid Leno dhe Albin Hoxha kane pare se ka hyre ne ashensor Andon Dhima, si dhe kane pare se kishte persona te tjere ne ashensore.
Ne ate moment jane kthyer duke dale nga hyrja dhe jane perplasur me rojen e pallatit, i cili i ka pyetur çfare donin dhe sipas rojes Erjon Krate, ata nuk kane folur. Kur kane dale nga hyrja e pallatit kane vazhduar rrugen sebashku deri te “21 Dhjetori” dhe me pas jane ndare, duke lene qe takoheshin te lokali i Gridi Lenos.
Gridi ka vajtur jashte lokalit te tij, ku kishte automjetin dhe ka lene shkopin metalik, e me pas ka vajtur ne banese, ku eshte nderuar dhe ka zbritur per te loklai i tij per nje eveniment qe kishte ate nate. Ndersa, Albini ka vajtur ne lokalin e Gridit, ku ka takuar vellai e tij, shtetasin Enea Hoxha. Albini deklaron se vellai i tij nuk ka patur asnje dijeni ne lidhje me çfare ju kishte ndodhur. Me pas jane larguar per ne banesen e tyre ne zonen e “Brrylit”.
Shtetasi Grid Leno ka thene se, problemi kryesor me personin qe ishin konfliktuar ishte qe te saktesonin a ishte ai personi qe i kshte fyer dhe do ta pyesnin konkretisht a perdorte nje automjet XS apo jo. Kane pare te nesermen ne rrjetet sociale per ngjarjen qe kishte ndodhur me shtetasin Andon Dhima, person te cilin deklarojne se nuk e njohin dhe nuk kane asnje lidhje me te, si dhe nga pamjet filmike ishin bindur se nuk ishte ai personi me te cilin kishin patur konfliktin perpara 4-5 ditesh.
Duke qene se ishin trembur nga çfare ishte bere publike, vendosen te mos flisnin fare duke qene se ishte nje situate pa lidhje me ngjarjen qe perflitej ne media. Albini ka sqaruar se sendet e gjetura ne banesen e tij jane sende, te cila i ka pas perdorur ne kohen kur ka pas punuar me pare dhe nuk i ka perdorur pasi eshte larguar nga puna.
Lexo lajmin:
(E.K/Faxweb.al)