Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“I premtova gruas se nuk qëndroj vetëm për vetëm me një femër”, politikani çudit botën: Nuk ia lejoj vetes që…

Robert Foster është një nga kandidatët për guvernator me siglën e republikanëve në Missisipi dhe ajo çfarë i ka habitur të gjithë kla të bëjë me refuzimin e ftesës së një gazetareje për ta intervistuar.

Cila është arsyeja? Gazetarja Lerison Campbell thotë donte ta intervistonte kandidatin Robert Foster në kuadër të fushatës së tij, por ai refuzoi për faktin se ishte grua.

Megjithatë, Foster thotë se ai e bëri këtë si një masë parandaluese, sepse ai nuk donte që dikush ta vinte në pikëpyetje martesën e tij ose të lejonte një gazetare që ta akuzonte më vonë se nuk e kishte respektuar apo ngacmuar.

Gjatë një interviste për CNN, kandidati  36-vjeçar për guvernator foli për fenë dhe theksoi se i ka premtuar gruas së tij se ai kurrë nuk do të qëndronte vetëm me dikë të gjinisë së kundërt.

Foster gjithashtu kritikoi edhe lëvizjen #MeToo, duke thënë se meshkujt po sulmojnë nga të gjitha anët.

“Unë nuk do ia lejoj vetes të vijë deri te një situatë, pas së cilës një grua mund të më akuzojë për diçka, pa qenë i pranishëm një person tjetër”, shton ai.

 

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *