AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I plasi eksplozivi në dorë, arrestohet pronari i dyqanit. Ka humbur gishtrinjtë e dorës (Pistat)

Është arrestuar nga ana e Policisë 34-vjeçari Gentian Hoxha, i cili mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme në një dyqan celularësh në zonën pranë ambasadës amerikane.

Edhe pse gjendet në spitalin e Traumës, Policia është përpjekur që ta marrë në pyetje Hoxhën, po dëshmia e tij ka qenë e pamundur për shkak të aparaturtave që i janë vendosur në fytyrë nga ana e mjekëve.

Akuza që rëndon mbi të është ajo e prodhimit të lëndëve eksplozive. Fillimisht u raportua se mund të ishte një vendosje eksplozivi e qëllimshme, ndërsa më pas pista që u bë më e besueshme ishte ajo se Hoxha prodhonte mina me celularë në ambjentin e tij të biznesit.

Burime nga policia bëjnë me dije se grupi hetimor ka  gjetur 3 detonatorë dhe është sekuestruar nje lap top dhe disa celularë qe mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte si objekte shperthimi.

Shpërthimi ndodhi në orën 11.00, pranë Institutit të Higjenës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin.

Dëmtimet që ai ka marrë si shkak i shpërthimit kanë qenë të shumta, në fytyrë por edhe në duar. Për pasojë 34-vjeçari ka humbur dy nga gishtrinjtë e tij.

Dyqani kishte vetëm dy muaj që ishte hapur, dhe mendohet se Hoxha ka bashkëpunuar me segmente të krimit për shitjen e minave.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *