Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Stajke të Vaut të Dejës ku një banesë është përfshirë nga flakët e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 62-vjeçar.
Sipas Policisë nfgjarja ka ndodhur për shkak të shpërthimit të një bombule gazi, ndërsa shtetasi me inicialet F.L., ka pësuar djegie të rënda, i cili është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane
“Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrê zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)