Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

I pari që doli kundër Berishës, Ceka: PD i ngjante Partisë së Punës, s’ka ndryshuar

Neritan Ceka është i pari që është larguar nga Partia Demokratike dhe doli kundër Sali Berishës.

I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Neritan Ceka iu kthye kohës kur ai dha dorëheqjen nga Partia Demokratike në dhjetorin e vitit 1991, kur mbante postin e kryetarit të grupit.

Ceka u shpreh që Partia Demokratike që po ndërtonte në atë kohë Sali Berisha ishte një parti që i ngjante Partisë së Punës.

“Partia që po bënte doktori ishte një parti që i ngjante Partisë së Punës, në lidhjet që kishte kryetari me strukturat. Ky është modeli që u ndërtua PD dhe unë shoh se ky model nuk ka ndryshim në këtë drejtim, mes lidhjeve të kryetarit dhe strukturave të Partisë”, tha Neritan Ceka.

Më tej, Ceka shprehet se nuk ka pasur asnjëherë ambicie në atë kohë për t’u bërë president i vendit. “Që do bëhesha president nuk e kisha menduar asnjëherë. Nuk kam pasur ambicie. Lidhjet me ambasadën amerikane dhe Presidentin Ramiz Alia, i kishte vetëm kryetari i Partisë. Me Ramiz Alinë nuk kam pasur asnjëherë kontakt. Deri në dhjetor të 1991 ka qenë shumë herë më demokratike se çfarë ka ndodhur më pas”, tha Neritan Ceka.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *