Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Te Gjitha

I paharruar, përcillet për në banesën e fundit themeluesi dhe presidenti i “Fax Media News”, Kasem Hysenbelli

Mes duatrokitjesh të panumërta dhe lotëve, trupi i pajetë i presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli është përcjellë për në banesën e fundit.

Fax News dhe Fax Web kanë vendosur që të ndërpresë transmetimin deri nesër në orën 07:00, në shenjë zie, në nder të presidentit Z. Kasem Hysenbelli, i cili u nda nga jeta parakohe në moshën 59-vjeçare nga Covid-19

Shumë miq, gazetarë, njerëz të botës së biznesit, politikës, ishin të pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit, arkitektit të medias së lirë dhe të pavarur, që ishte gjithmonë në krah të popullit të lirë.

Stafi i Fax News dhe Fax Web, të trishtuar thellë për këtë largim, hodhën karafila të bardhë dhe kuq, ndërkohë që trupi i pajetë i Kasem Hysenbellit nxirrej nga banesa.

Drejtor Kasemi, iku në heshtje, duke lënë pas vlerësime pafund për figurën dhe integritetin në raport me njerëzit e medias dhe jo vetëm, ndërkohë që largimi i tij fizik duket ende i pabesueshme për stafin që ruan në mendje zërin dhe këshillat e tij të drejta.

Të pafund ishin komentet në rrjet për një personalitet si Kasem Hysenbelli, ku dhjetëra gazetarë ruanin në kujtime vetëm mirësinë e njeriut të guximshëm të medias dhe qytetarit që investoi dhe kotribuoi për vendin e tij nëpërmjet një media të lirë e cila u bë një dritare e shtuar për të gjithë shqiptarët.

Të gjithë janë të një mendimi, humbja e Kasem Hysenbelliut është një humbje e madhe për mediat shqiptare, për qytetarinë dhe për vetë demokracinë e medias, pasi ai ishte një misionar i së vërtetës, dhe pasionant i fjalës së lirë.

Fax News dhe Fax Web, mediat të cilat krijoi Kasem Hysenbelli, vetëm në pak vite u bënë shtëpia e fjalës së lirë, për çdo qytetar të thjeshtë, të cilët jo në pak raste e konsideronin si “televizioni i së vertetës”.

Kjo është një ditë e dhimbshme për Fax News dhe Faxweb, teksa i gjithë stafi i televizionit dhe webit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelliu.

Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa një ditë më parë ishte dhe 4 vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 Dhjetor të 2016-tës.

Zoti Hysenbelliu themeloi të parin TV të pavarur në vend, teksa Fax News u shndërrua në zërin e njerëzve të thjeshtë, duke mbrojtur disa nga kauzat qytetare, me transmetimin maratonë të protestës së Astirit, dhe kauzës së Teatrit Kombëtar.

Presidenti i Fax News që prej fillimit të pandemisë ka qenë një nga njerëzit më të kujdesshëm sa i takon masave parandaluese të përhapjes së Covid 19, por duket se ky virus na tregoi edhe njëherë tjetër se nuk kursen askënd.

Me humorin, batutat, me dorën e shtrirë ndaj çdo punonjësi, presidenti i Fax News kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

Të gjendur të pafjalë nga kjo humbje e jashtëzakonshme, Fax News dhe Faxweb.al do të vazhdojnë misionin e lënë përgjysmë nga presidenti, për t’iu gjendur çdo qytetari, çdo kauze, e për të qenë një pasuri në dorën e çdo shikuesi dhe lexuesi të medias sonë.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.