Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

I ofroi Bashës kryeministrinë për të marrë vetë presidencën, Nard Ndoka i jep zgjidhjen epike Ramës

Kreu i Demokristianëve Nard Ndoka i ka dhënë një përgjigje egos së kryeministrit Edi Rama, për tu bërë president, e cila u përmend gjatë ditës së djeshme nga kreu demokrat Lulzim Basha.

Ndoka i propozon Ramën që të bëhet president i ekipit të Flamurtarit, duke marrë parasysh dhe faktin se vetë kryeministri ka dalë deputet nga qarku i Vlorës.

”Një zgjidhje e mirë, mbasi don të jesh President patjetër!, shkruan Ndoka në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se gjatë fjalës së tij dje para gazetarëvë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Edi Rama i ka kërkuar me ndërmjetës, që kreu i PD të bëhet Kryeministër, ndërsa kreu i PS të behet President i vendit.

“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuajse çdo ditë me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë besoj nuk ka nevojë të zgjatem sepse është në fund në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij i njeh çdo kush. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij.

Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur dhe zhvatur shqiptarët siç ka bërë në këto shtatë vite e gjysmë. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqëson askënd përveç se paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes së 5 qershorit”, tha Basha.

(E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *