Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I nxorën me forcë nga palestra, 9 familje rikthehen te pallati i rrënuar: Presim vdekjen e fëmijëve këtu, kryetari i bashkisë tallet me ne

9 familje rome dhe egjiptiane në Lezhë e kanë kaluar natën jashtë, pasi që nga 18 shkurti janë nxjerrë nga palestra e gjimnazit “Hydajet Lezha” ku qëndronin të strehuar që pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Pasi nuk ju bindën urdhërit për të liruar palestrën, pasditen e së martës ndërhyri Policia Bashkiake ku nuk munguan dhe përplasjet me banorët të cilët kundërshtuan vendimin.

Banorët thonë se pavarësisht se e kanë përfituar bonusin e qerasë, jo vetem që nuk mjafton, por nuk kanë mundur të gjejnë banesa me qira, pasi janë të diskriminuar për shkak të ngjyrës.

Ashtu siç e deklaruan edhe paraditen e së mërkures, 4 nga 9 familjet e dëbuara të martën nga palestra e shkollës “Hydajet Lezha” janë kthyer në pallatin e tyre që është i shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që është në listën e objekteve që do të prishen.

Ndërsa 5 familje të tjera u shpërndanë nëpër të afërm pasi nuk mund ta përballonin natën jashtë ashtu siç qendruan mbrëmjen e së martës.

Këta banorë ligjërisht nuk duhet të lejohen të hyjnë në banesat e shkatërruara, pasi iu rrezikohet jeta, por në këtë pallat, nuk ka asnjë shenjë të prezencës së shtetit. Në pallatin e shkatërruar mungon energjia elektrike, dhe të gjitha shërbimet e tjera që të mund të sigurohet mbijetesa e banorëve.

“Jemi pa ujë, pa drita, si do rrimë ne këtu?! Frikë kam që të rri, po s’kam ça të bëj”, shprehet një prej banoreve, ndërsa shton se ka dhe dy fëmijë të vegjël për të rritur, si nënë e vetme.

“I bëj apel veçëm kryetarit të Bashkisë, të vërë dorën në zemër për fëmijët. Kemi fjetur gjithë natën jashtë, shkuam në Bashki dhe kryetari i bashkisë u tall me ne, jemi pa drita, pa ujë, ku të shkoj unë, ku të mbytem, ne presim vdekjen e fëmijëve tonë në këto shtëpija. Ne do të na zërë pallati brenda“, shprehet më tej një prej banoreve.

VIDEO EKSKLUZIVE/ Policia bashkiake nxjerr zvarrë nga palestra banorët e dëmtuar nga tërmeti, ato kthehen tek banesat e rrënuara

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *