Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashMotiTe FunditTe Gjitha

I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri, ja si parashikohen temperaturat për ditët në vazhdim

Temperaturat e larta kanë mbërtheyer tashmë Shqipërinë. Pas ditëve me shi, duket se vera ka trokitur me e nxehtë se çdo herë.

Sipas njoftimit të metoalb, pritet që temperaturat do të rriten akoma në ditët në vazhdim.

Ndërkohë që javën e ardhshme kryesisht zonat malore do të preken nga rrebeshe të shkurtra shirash, teksa moti në zonat bregdetare do të vijojë të jetë i qëndrueshëm.

Njoftimi i plotë:

MOTI ne fundjavë & java e dytë e korrikut: Sot vijon dominimi i motit të kthjellët me vranësira gjatë pasdites në ekstremet Veri-Verilindje ku shfaqet mundësia për shira të izoluar. Të shtunën dhe të dielën, bregdeti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme pasditen e së dielës, kryesisht në Veriperëndim. Ndërsa zonat e ulëta por kryesisht ato malore, gjatë të dy pasditeve të fundjavës do të kenë vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm të cilët pasditen e së shtunës fokusohen kryesisht në Veri – Verilindje por pasditën e së dielës, zhvendosen kryesisht në Juglindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore të Shqipërisë.

TABLOJA TERMIKE: Sot pritet që temperaturat të ngjitën maksimalisht në 36°C në disa qytete të Ultësirës Perëndimore shqiptare, po ashtu në zonat malore priten temperatura mbi 33°C. Fundjava sjell freskim të ndjeshëm të motit si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Europa Veriore duke bërë që maksimumi termik në territor të ulet në 32°C, vlera këto tipike të muajit korrik. Në të njëjtat vlera termike Shqipëria vijon pjesën e parë të javës që vjen por sërisht pas të enjtes pritet rritje e ndjeshme e temperaturave duke kulmuar fundjavën tjetër në vlera maksimale mbi 34°C. Përsa i përket prezencës së shirave në javën e dytë të korrikut, do të jenë prezente gjatë pasditeve në formën e rrebesheve të shkurtra kryesisht në Veri dhe zonat Lindore por shumë pak rrezikohen zonat Qendrore ndërsa bregdeti vijon në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.”

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *