AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

I moshuari bie në dysheme, mjeku kinez injoron koronavirusin, heq maskën dhe i ofron frymëmarrje artificiale

Një mjek kinez është kapur nga kamera duke realizuar frymëmarrjen artificiale, një pensionisti të zbehur në një dyqan, megjithese në mes të epidemisë së koronavirusit vrases.

Dr Luo Xianke menjëherë hoqi maskën e fytyrës për të kryer procedurat pasi një burrë në të 80-at e tij papritmas pati një atak kardiak në Zhengzhou, Provinca Henan e Kinës qendrore.

Dhe dr. Luo thuhet se ka thënë për mediat vendase se ai nuk mendonte për rrezikun e mundshëm nga coronavirusi.

“Ishte tepër urgjente. E vetmja gjë që po mendoja ishte të veproja sa më shpejt”, ka thënë mjeku i cili ishte gjithashtu jashtë detyrës.

Siç bëhet e ditur, dr. Luo po vraponte pranë supermarketit kur dëgjoi dikë duke bërtitur: ‘Një burrë sapo u rrëzua në dyqan!’

Mjeku hoqi maskën e fytyrës për t’i dhënë trajtimin urgjent pa hezitim kur vuri re që burri po humbiste simptomat e jetës.
Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje menjëherë pasi ai kreu procedurat e ndihmës së parë.

Burri i moshuar u dërgua në spital, por u shpall i vdekur nga mjekët në spital pasi të gjitha përpjekjet e shpëtimit dështuan.
Megjithatë, dr. Luo është konsideruar si hero, pas publikimit të pamjeve nga një blerës aty, i cili i shpërndau në rrjetet sociale.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *