Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku humbi jetën 55-vjeçari Luan Hushi.
Klodian Keqi qëlloi me armë në bark fqinjin e tij Luan Hushin pas një debati që kishin për parcelën me ullinj si dhe për drutë e zjarrit në pyll.
Hushi u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku humbi edhe jetën si pasojë e plagëve të marra. Mirëpo mësohet se autori, i cili pas ngjarjes është arratisur, është me precedent të më parë penal.
Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person.
Së bashku me vëllanë e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte.
Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushë Krujë – Krujë.