Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I mbuluar me flamur kuqezi/ Dalin fotot e para të Alvin Berishës, i shoqëruar edhe nga gazetari italian

Operacioni për ta dorëzuar Alvin Berishën në duart e babait të tij Afrimit ende nuk ka përfunduar. Pas shumë negociatave, më në fund, Alvin Berisha ndodhet në Liban në pritje të udhëtimit të tij për në Romë, atje ku një njësi speciale e Policisë e pret me ankth bashkë me të atin.

Ndërkohë janë publikuar fotot e para të momentin e shoqërimit të Alvin Berishës me një makinë të blinduar, teksa shoqërohet edhe nga një njësi e antiterrorit të Policisë shqiptare dhe asaj italiane.

Alvin është mbuluar me flamurin kuqezi dhe në foto duket mëse i çliruar nga ferri që ka përjetuar në kampin sirian Al-Hol. Po ashtu Alvin Berisha është takuar edhe me gazetarin italian Luigia Pelazza.

Në fotot që shoqërojnë këtë shkrim duket edhe takimi në zyrën e konsullit, aty ku Alvin është pajisur edhe me dokumente, që i lejojnë atij udhëtimin drejt Italisë.

Ndërkohë, pritet që të niset avioni drejt Romës, atje ku me ankth pritet të mbërrijë Alvin dhe njësia speciale e antiterrorit italian që shoqëron 11 vjeçarin që ka përjetuar tmerrin disa vjeçar.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *