Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I mashtroi për lejet ndërtimit dhe u mori 1 milionë euro, kush është 41-vjeçari i ndaluar në Tiranë (EMRI)

Policia në Tiranë kla ndaluar një 41 vjeçar pasi dyshohet që nëpërmjet mashtrimit u ka marrë tre personave 1 milionë euro.

Personi i ndaluar është Klodian Ciruna i cili u ka marrë përmes mashtrimit 1 milionë euro dy personave duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi.

Sipas policisë për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qënë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.

Ciruna rezulton me precedent të mëparshëm penal për mashtri.

Shtetasi i ndaluar iu ka marrë shtetasve P. K., L. D., dhe B. H., një shumë prej 1 000 000 (një milionë) Euro, duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi dhe për këtë gjë ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë), thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI

Operacion policor i koduar “LUCIA” nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.07.2018, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “LUCIA”, u bë ndalimi i shtetasit :

Klodian Ciruna, 41 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal për Mashtrim).

Shtetasi i ndaluar iu ka marrë shtetasve P. K., L. D., dhe B. H., një shumë prej 1 000 000 (një milionë) Euro, duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi dhe për këtë gjë ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë).

Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qënë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprën penale “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal”.

(B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.