FlashSportTe FunditTe Gjitha

I lutet i gjunjëzuar…, Ronaldo bën këtë gjest ndaj tifozit të ‘çmendur’! (Video)

Cristiano Ronaldo është një futbollist i madh si brenda fushave të blerta ashtu edhe jashtë saj.

Në duelin kundër Lituanisë, Cristiano realizoi 4 gola por gjatë momentit të zëvendësimit pati një episod fantastik me një tifoz që u fut në fushën e blertë për të takuar idhullin e tij.

Djali vrapo në drejtim të Ronaldos dhe u gjunjëzua përpara tij, por Cristiano bëri gjestin fantastik duke e ngritur në këmbë dhe më pas e shoqëroi për të dalë nga fusha duke bërë edhe një “selfie”.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” theu një tjetër rekord me fanellën e kombëtares portugeze. Sulmuesi 34 vjeçar u ngjit në krye të listës së golashënuesve në kualifikueset e Europianit.

Me katër golat e shënuar, CR7-ta u ngjit në kuotën e 25 golave duke lënë pas Kean. Gjithashtu Cristiano Ronaldo ka arritur tu shënojë 40 kombëtareve te ndryshme.

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *