Djali i Admiral Abdi Matit, ish-shef i zbulimit të Forcave detare ka komentuar shkarkimin nga detyra të zv, Komandanti e Forcës Detare, Artur Meçollarit, duke e vlerësuar këtë të fundit për kuntributet e larta në shërbim të vendit.
Mati shkruan se Meçollari një oficer detar komandant që është pjesë e trashgimisë së FLD për Forcat Detare ndërsa shton se një kontribut të jashtëzakonshëm në efektivin oficer detar komandues për shëndrimin e Forcave Detare në një nga flotat pjestare të NATOs në shërbim të paqes demokracisë dhe Atdheut.
“Artur Meçollari komandant oficer detar i larguar për mos firmosje të aferave koruptive të Bishtit të Pallës vite më parë…!!”, shkruan ndër të tjera Mati.
Djali i Admiral Abdi Matit Shkruan: Artur Meçollari një nga komandantët e shquar të anijeve tę Flotës Luftarake Detare , Gjuajtësit detar kundër nëndetseve « kronshtad», titull që askush nuk ja mohon sepse kështu është tradita në historinë detare,
Artur Meçollari një oficer detar komandant që është pjesë e trashgimisë së FLD për Forcat Detare . Artur Meçollari oficer detarar komandant që ka një kontribut të jashtëzakonshëm në efektivin oficer detar komandues për shëndrimin e Forcave Detare në një nga flotat pjestare të NATOs në shërbim të paqes demokracisë dhe Atdheut
Artur Meçollari një komandant dhe oficer detar me vepra të botuara për problemet historike , të të drejtës së detit. Artur Meçollari oficer detar , komandant pjestar i delegacioneve për mardhënie ndërkombëtare. Artur Meçollari oficer detar, ushtarak i paqes në misionet në Afganistan në komandën e aleatëve. Artur Meçollari komandant oficer detar i larguar për mos firmosje të aferave koruptive të Bishtit të Pallës vite më parë…!!
Artur Meçollari komandant oficer detar dhe familjar e baba i dy djemëve që me siguri nesër do të jenë detarë. Respekt komandant
Shënim: Kundëradmiral Abdi Mati kish dalë në pension dhe së bashku takuam në një rrugicë të lagjes ku banonim Fitim Halilin| – si je komandant Fitimi – më kanë larguar nga Flota Kundëradmirali heshti dhe pas pak ; – e dinë ata se çduhet të përgatitësh një komandant… Nuk e kam parë tim atë të jetë mërzitur si atë ditë…. Respekt komandant Artur Meçollari