Suedia, e cila ishte një nga shtetet që mori më vonë masa kundër koronavirusit, duket se po përgatitet për më të keqen, pasi numri i personave të prekur me Covid 19 po rritet.
Gazetari shqiptar që jeton atje Gerti Xhaja, duke iu referuar mediave vendase shkruan se ka një udhëzim ndaj spitaleve që të mos fusin në terapi intesive njerëzit që janë mbi 80-vjeç.
Po ashtu pritet që të përjashtohen nga ky trajtim dhe personat nga 60 vjeç e sipër që kanë një apo dy sëmundje shoqëruese.
Xhaja ngre pikëpyetje ndërkohë dhe mbi procedurat që ndiqen në Shqipëri, ku çdo person që ka qenë i intubuar ka humbur jetën.
Postimi i plotë i gazetarit:
Suedia përgatitet për gjëmën! Spitali universitar udhëzon spitalet në vend që të mos futin në terapi intensive të sëmurë me Covid-19 që janë mbi 80 vjeç!
Të gjithë të sëmurët mbi 70 vjeç që kanë të paktën 1 sëmundje kronike, pulmonare, zemre apo veshkash! Gjithashtu personat mbi 60 vjeç dhe kanë minimumi 2 sëmundje të tilla!
Do të përjashtohen nga terapia intensive dhe të gjithë ata të sëmurë me sëmundje të tjera, si pasojë e të cilave ka një jetëgjatësi që llogaritet në 6-12 muaj (ku mund të futet kancer etj.) Burimi Aftonbladet (gazeta më e madhe në vend) Po në Shqipëri di të më thotë kush si është procedura??! ????
(E.K/Faxweb.al)