36-vjeçari shqiptar Eljo Bitri është dënuar me 30 muaj burg. Bitri u arrestua bashkë me një tjetër person, të identifikuar si Ohran K 49 vjeç. Fillimisht, ai u tregoi autoriteteve dokumentet false dhe më pas u ‘dorëzua’ e zbuloi para tyre identitetin e vërtetë. Eljo Bitri kërkohet nga SPAK dhe në Belgjikë për vrasje. Bitri është dënuar nga gjykata e Almelo me 30 muaj burg për udhëtim me letra false dhe importim të tre armëve të zjarrit të mbushura me silenciatorë dhe municione.
I pandehuri tjetër Ohran K. (49) u lirua nga akuza për kontrabandë me qenie njerëzore dhe importim të armëve.
Eljo Bitri, i njohur ndryshe me emrin Bledar Debrova, u përmend në dëshmitë e Nuredin Dumanit, teksa e cilëson atë si një prej personave që kanë planifikuar vrasjen e Sokol Sanxhaktarit. Mbi Bitrin rëndojnë 7 akuza, mes të cilave vrasja e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit, Sokol Sanxhaktarit, sulmi me eksploziv i banesës së Talo Çelës etj.