Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

I kërkonte para për të blerë lëndë narkotike/ Motra denoncon vëllain e saj në polici

Një grua nga Gjakova ka raportuar në polici se vëllai i ka kërkuar të holla për të blerë narkotikë, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në intervalin kohor prej 24 orësh.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin.

“Gjakovë 02.05.2021 – 08:30. Qytetarja nga Gjakova denoncon se vëllai i saj i kishte kërkuar të holla për të blerë lëndë narkotike pasi që dyshohet se është konsumues i tyre.

Njësitë relevante policore kanë arritur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.