Një vajzë 25 vjeç E.R është prangosur në flagrancë nga blutë e komsariatit nr.1 pasi prej kohësh kërcënonte një shtetas 54 vjeçar për ti marrë një shumë eurosh. 25 vjeçarja do të përballet me akuzën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
NJOFTIMI
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, i shtetases E. R., 25 vjeçe, sepse në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.