Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I kërkoi seks dhe lekë gruas për kujdestarinë e fëmijës, refuzohet kërkesa e gjyqtarit për ndryshimin e masës (Emri)

Roland Hysi, gjyqtari i Fierit i akuzuar për korrupsion do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të butë.

Hysi qëndron në qeli prej Janarit të këtij viti në qeli ndërkohë që ai u prangos pas publikimit të një video-përgjimi në një program investigativ ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale nga një palë në gjykim për një vendim në favor të saj.

Në kamërën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.

Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A mendoni se duhet të hapen shkollat në 14 shtator sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close