Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proçeduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasin:
R.Ç., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 10:00, në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan, ka ofenduar dhe kanosur me fjalë shtetasin Ergys Mici, me detyrë (Drejtori i Urgjencës).
Mësohet se personi ka shkuar për ndihmë mjeksore dhe i drejtori Urgjencës i ka kërkuar që të mbajë distancë dhe të qendrojë në rradhë.
Në ato momente, 36-vjeçari ka shpërthyer në ofendime dhe kanosje ndaj shefit të Urgjencës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.