Ajo është nga Gjirokastra dhe jeton në lagjen Gerhot të këtij qyteti. Gruaja është nënë e 4 fëmijëve dhe apeli i saj për bashkinë e Gjirokastrës është për t’i ardhur në ndihmë në këto ditë të vështira.
Të ardhurat familjare të saj janë pensioni i nënës ndërsa ajo vetë dilte dhe mblidhte hekura apo kanaçe e ndërsa sot s’ka asnjë të ardhur.
“Nuk kam për të ngrënë, urdhëro, i mbaj fëmijët me çaj, vajza 10-vjeçe më qan për bukë, kam vajzën tjetër 2-vjeçe dhe djalin. Kam edhe plakën të sëmurë të operuar nga zemra, pensioniste me 100 mijë lekë, çfarë do të bëjmë me ato para, të paguajmë dritat dhe ujin apo të jetojmë? Çfarë të bëjmë më parë, apo ilaçet e saj. Un nuk kam dalë në punë prej koronaviurusit, na thotë policia do ju gjobisim me 100 mijë lekë, unë s’kam bukë për fëmijët jo më të paguaj gjobat. Nuk kam ushqim për fëmijët, frigoriferi bosh. I bëj thirrje bashkisë të më ndihmojë, i jap vajzës biberonin bosh që të gënjehet se nuk kam me çfarë e ushqej, vëreni dorën në zemër për mua”, shprehet zonja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)