Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“I jam futur politikës për të luftuar padrejtësinë”, Basha në Shkodër: Zotimi im kryesor, është të kthejmë shpresën

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar në shkodër turin e takimeve me të rinjtë e këtij qyteti ndërsa është shprehur se këta të fundit janë shpresë e ndryshimit që sipas tij është afër.

Basha ka vijuar më tej duke thënë se raporti i Bankës Botërore sqaron se është dyfishuar korrupsioni i cili theksoi ai, përllogaritët si një ndër më të rëndët në të gjithë botën.

“Do kisha uruar që një pjesë e anëtarëve të mi të më thoshin se kurrë nuk mund t’i nxërë një sallë si kjo shkodranët. Të rinjtë e Shkodrës dhe Shqipërisë jeni shpresa për ndryshimin që po vjen. Gjendja në të gjithë vendin flet vet. Ajo që po përjetojmë sot nuk ka të krahasuar me periudhën më të korruptuar të krizës që po përjetojmë. Në një raport të Bankës Botërore për korrupsionin, thuhet se ai është dyfishuar. Sot korrupsioni në Shqipëri përllogaritët si një ndër më të rëndët në të gjithë botën. S’ka shtresë që e paguan më shtrenjtë këtë haraç, që është rinia. Është një ekonomi që nuk ofron mundësi për punësim, për investime. Klima mbytëse për biznesin e vogël, që përgjegjës është kjo qeveri”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës ka thënë nga Shkodra se nuk kanë të ndalur skandalet e qeverisë duke sjellë edhe shembuj që sipas tij janë pasojë e këtij fakti, dhe sit ë tillë përmendi emigrimin masiv të të rinjve.

“Kjo qeveri ka dështuar. Skandalet i lënë vendit skandaleve. Dështimi i të gjithë dështimeve është dështimi me rininë. Dhjetra të rinj janë larguar nga vendi. Kam qenë në lagje të qytetit të Shkodrës edhe deri në fshatra, ku kam parë dhe kam dëgjuar për largime. Vetëm para dy javës në Vakatan ishin larguar në një natë 30 persona. Ky nuk është emigracion, por eksod”.

Ndërkohë kreu i PD-së ka dhënë edhe zotimet e tij ndërsa ka treguar edhe diçka që nuk e kishte shprehur më parë për përfshirjen e tij në politikë:  “Zotimi im kryesor, është të kthejmë shpresën, besimin se gjërat do të bëhen mirë në vendin tonë. Për një arsye të thjeshtë, vendit si mungon asgjë. Shkodrës nuk i mungon asgjë. Duhet të kemi një qeveri që ka vizionin. Klimë të duhur për investime, për biznesin e vogël apo për të thithur investime të huaja. Përmes përmirësimit të klimës së biznesit, hapje më pas të vendeve të punës.

Unë kam jetuar jashtë. S’ka vend që të bëhet si i yti. Shqipëria ka mundësitë që t’i japë fund kësaj krize. Të flasësh për veten nuk është kurrë e lehtë. Por ka politikanë që se kanë problem të flasin për veten. Ajo që më ka motivuar që të futem në politikë është lufta kundër padrejtësisë. Me një vështrim kritik disa të tjerë do flasin për pikat e mia të forta. Arsyeja që jam futur në politikë ka qenë padrejtësia. Në 2008 një pjesë të kohës punoja në Holandë dhe një pjesë në Kosovë. E dija se nuk do të jetoja dot me veten time që mos të bëja diçka kundër padrejtësisë. Ai mbetet lajtmotivi im. Nëse ka prioritet sot Shqipëria, është që t’i japë fund padrejtësisë”, tha Basha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *