AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

I izoluar nga ndërkombëtarët?! Meta takohet me personalitetin e lartë amerikan (Foto)

Presidenti Ilir Meta priti në takim Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy A. Chorba, i cili po viziton Shqipërinë me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Meta dhe Chorba biseduan për marrëdhëniet midis vendeve tona dhe nevojën që SHBA-të të vazhdojnë të jenë të fokusuara në rajon, në një kohë që Shqipëria konsolidon shtetin ligjor dhe rendin kushtetues.

Presidenti shpjegoi situatën aktuale politike në Shqipëri, si dhe nevojën e palëve për t’u rikthyer në dialogun politik për të zgjidhur krizën e paprecedentë që ka pllakosur vendin, organizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse të lira dhe të ndershme, ndërsa vendi ynë po pret me padurim çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ambasadori Chorba e falënderoi Metën për pritjen si edhe për mbështetjen që po jep për misionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë në rajon vitin e ardhshëm.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *