Shqipëria luajti dje me Anglinë duke u mundur 0-2 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Qatar 2022”
Në prag të ndeshjes, në pamundësi për të qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, tifozët e Kombëtares, “TKZ”, kanë shpalosur një banderolë pas portës, ku shfaqeshin 5 heronj kombëtar, teksa mbi ta shkruhej: “Sytë dhe zemrën te ju!”
Në banderolën e vendosur, një ndër heronjtë kombëtar, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari, i cili ndodhej në krahun e majtë të banderolës. Megjithatë, pak para ndeshjes, pjesa ku ndodhej Adem Jashari është hequr.
Për këtë ka ardhur një reagim i grupit “Tifozat Kuqezi” për këtë duke thënë se ishte UEFA që i ndaloi.
Reagimi i plotë
Përpara zhvillimit të ndeshjes së djeshme Shqipëri vs Angli vendosëm të përgatisnim një koreografi me anë të së cilës jo vetëm që donim t’ju jepnim zemër çunave por edhe të përfaqësonim të gjithë ata shqiptarë që do të donin të ishin në krah të Kombëtares në një kohë kur prezenca fizike nuk ju lejohet. Me anë të mesazhit “Me sytë dhe zemrën te ju” u treguam djemve se ishim me ta si në çdo ndeshje tjetër.
Po ashtu, bashkë me këtë mesazh zgjodhëm të “ulnim” në shkallët e stadiumit pesë heronj të historisë tonë. Por pasi kjo koreografi u shpalos në stadium dhe ne na larguan për arsye sigurie, UEFA kishte nisur ispektimin e koreografisë. Pas kësaj morëm vesh nga ekranet që ata kishin vendosur të hiqnin nga pjesa e koreografisë fotografine e Bacës Adem duke e lënë të paplotë koreografinë tonë. Edhe pse ne nuk ishim në shkallët e stadiumit, ajo që ndodhi ditën e djeshme me fshehjen e Bacës Adem ishte një ngjarje e shëmtuar. Nuk e dimë ende se cili është arsyetimi apo konkluzioni që UEFA na ndalon ti shpalosim heronjtë tanë kombëtar.
Luftrat kanë mbaruar dhe ne jemi për paqe, por mesa duket lobimi serb ka punuar aq fort në UEFA sa për ta larguar tmerrin e tyre, Adem Jasharin nga stadiumi. Ai është ende gjallë dhe mes nesh, kështuqë do e keni sërish në çdo ndeshje e stadium, doni apo s’doni ju.
(E.H/Faxweb.al)