Kryeministri Edi Rama në një takim me qytetarët në Kolonjë ka folur për synimet e qeverisë për mandatin e 3-të, ndërsa nuk la pa sulmuar dhe Partinë Demokratike, ku tha se në kohën që PD ishte në qeveri njerëzit hiqeshin nga puna dhe zëvendësoheshin me njerëz më pak të aftë.
“Flasin sikur këtu nuk ka luftë e rrezik për shëndetin e vazhdojnë përsërisin avazin e hershëm duke i propozuar shqiptarëve me rrezikun që pot ë marrin sërish vendin në dorë do të kataadisin vendin në kohën e shkuar. Ne do të bëjmë që Shqipëria të ecë përpara. Sot kur ne kemi projektuar të ardhmen dhe kemi një sërë projekte për të ardhmen.
Korça tanimë është konfirmuar si destinacion, por është shumë i vogël, prandaj ka shumë nevojë për Kolonjën, Pogradecin e Maliqin.
Në këtë vizion jemi ne dhe në këtë synim do të punojmë që të sjellim në këtë qark një investim të madh për pikën turistike të parën në Shqipëri të skive. Për këtë do të vazhdojmë që të përfundojmë rrugën dhe më pas do të mbarojmë projektin për ujë të pijshëm.
Për pak kohë mbaron ujësjellësi në Leskovik dhe brenda këtij viti në fillim të vitit të ardhshëm do të krijojmë një bazë shumë të rëndësishme për të që vjen më pas në investimet në agroturizëm dhe rrjetin për të sjellë sa më shumë turistë që do të thotë sa m shumë konsumator.
Sigurisht që sa më lartë të ngjitesh aq më shumë të merret fryma dhe të sfidohet durimi, por ne i kemi të gjitha këto, ne kemi durimin dhe besimin për të çuar deri në fund punët.
Nuk ka qënë një periudhë e lehtë, por ka qënë një periudhë që na sfidon të gjithëve, por ne mund t’ja dalim që të tejkalojmë tifozllëkun politik duke parë interesin e përbashkët.
I hidhnin njerëzit si topa andej këtej, i hiqnin nga puna për ti zëvendësuar me njerëz që ishin më pak të aftë, por që vinin nga rruga e atyre kartave të asaj partisë atje. “, u shpreh Rama.
(R.G/Faxweb.al)